Fëmijët kanë shumë super heronj që i ndjekin me vëmendje në televizor, por ata të Dortmundit njohin vetëm Erling Haland. Sulmuesi norvegjez ka fituar zemrat e tifozëve me performancën e tij në fushën e lojës, por njëkohësisht edhe veprimin e bërë së fundmi.
Dortmundi luajti në Superkupën e Gjermanisë ndaj Bajernit të Mynihut duke humbur në shifrat 1-3. Haland dëgjoi gjatë ndeshjes se një fëmijë po kërkonte fanellën e tij në stadium, ndërsa e dëshironte si dhuratë për datëlindje.
Kaq mjaftoi dhe norvegjezi do t’ia plotësonte dëshirën. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, Haland ka kapërcyer reklamat dhe ka shkuar për t’ia dhuruar fanellën e tij fëmijës duke ia lumturuar edhe më tepër ditën e veçantë. /Sport Ekspres/
Haaland making dreams come true ? pic.twitter.com/R2u2A6WKXB
— ESPN FC (@ESPNFC) August 17, 2021