“Mosrespektim për mua si njeri dhe lojtar”, Ronaldo vulos të ardhmen: Historia ime në Madrid është shkruar, mos luani me emrin tim

Kristiano Ronaldo është përfolur gjatë për një largom të tijin nga Juventusi këtë verë. Sulmuesi portugez është lakuar si një rikthim për Realin e Madridit, por nuk kanë munguar as zërat që e dërgojnë te PSG përkrahë Mesit. Nisur nga këto lajme, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare nërrnete sociale, ku hedh poshtë gjithë zërat e merkatos dhe thekson se e gjitha kjo është një mungesë respekti karshi tij.

“Kushdo që më njeh është i vetëdijshëm se sa i fokusuar jam në punën time. Më pak biseda dhe më shumë veprime, kjo ka qenë motoja ime udhëzuese që nga fillimi i karrierës sime. Sidoqoftë, duke pasur parasysh gjithçka që është thënë dhe shkruar kohët e fundit, më duhet të përcaktoj pozicionin tim.

Më shumë sesa mosrespektimi për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze e mbulimit të së ardhmes sime në media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto thashetheme, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre.

Historia ime në Real Madrid është shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe tituj gazetash. Është në Muzeun në Stadiumin Bernabeu dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit. Dhe përtej asaj që kam arritur, mbaj mend se në ato nëntë vjet kisha një marrëdhënie me dashuri dhe respekt të thellë për “merengue aficion”, një dashuri dhe respekt që e ruaj deri më sot dhe që do ta çmoj gjithmonë. Unë e di se tifozët e vërtetë të Real Madridit do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre, dhe unë do t’i kem ata në timen.

Përveç episodit më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe histori të shpeshta që më shoqërojnë me një numër të klubeve në liga të ndryshme, ku askush nuk është shqetësuar për përpjekjen për të gjetur të vërtetën aktuale.

Unë po thyej heshtjen time tani për të thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Unë qëndroj i fokusuar në karrierën time dhe në punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballem. Çdo gjë tjetër? Çdo gjë tjetër është vetëm fjalë” shkruan Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *