Listë qokash? Në Poloni nisin polemikat për ftesat e trajnerit para Shqipërisë: Sinqerisht që nuk e kuptoj, kështu do t’i shesë lojtarët?

Trajneri i Polonisë, Sousa, nuk ka bindur aspak në drejtimin e kësaj Kombëtare. Në kualifikueset e Botërorit mund të bëhej më tepër në grumbullimin e pikëve, por kritika të mëdha kanë mbërritur për teknikun sa i përket eliminimit të menjëhershëm që nga grupet në Europian.

Pavarësisht se zotëron një yll të klasit botëror si Robert Leëandoëski, nuk ka arritur që të shfrytëzojë potencialin e këtij sulmuesi. Në ditën e djeshme Polonia ka publikuar edhe listën e lojtarëve që janë thirrur për ndeshjet me Shqipërinë, San Marinon dhe Anglinë.

Grupi i zgjedhur nga Sousa përfshinte gjithë bërthamën e skuadrës që ishte në Europian, me disa lojtarë që janë kthyer në Kombëtare. Në këtë listë gjendej edhe Krzysztof Piatek. Por ish-futbollistit të Polonisë, Jan Tomaszeëski, nuk i ka pëlqyer thirrja e ish-sulmuesit të Milanit. Sipas Tomaszëeski, 26-vjeçarin nuk e meritonte këtë shans pasi nuk po grumbullohet nga Hertha Berlin dhe ka kohë të gjatë pa parë fushën e blertë.

“Unë nuk e kuptoj se mbi çfarë baze e mori Sousa. Në ndeshjen e fundit të Hertha Berlin nuk luajti, madje nuk ishte as në stol. A është ky një lloj promovimi që një skuadër tjetër ta blej Piatek? Sinqerisht, ky lojtar nuk ka luajtur për tre muaj. Duhet të ketë një keqkuptim. Piatek po bën vetëm stërvitje individuale dhe tashmë thirret nga Kombëtarja.

Kjo prish gjithë atmosferën te Kombëtarja. Mund të vinte edhe Milik me të njëjtin parim, se edhe ai po stërvitet individualisht. A pritet të luajë në ndeshjet më të rëndësishme kualifikuese, përfshirë Anglinë? Meqenëse vendimi u mor nga trajneri Sousa, më duhet ta pranoj, por nuk e kuptoj plotësisht”, u shpreh ish-portieri që kishte edhe disa rezerva të tjera te lista, me trajnerin Sousa që duket se ka për qëllim që të ndihmojë edhe lojtarët në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *