Dinamo e kthyer si “PSG e Superiores”, i merr edhe Partizanit garën për shërbimet e talentit Mihana

Dinamo nuk ka frena në këtë merkato të verës dhe po vazhdon që të përforcohet me emrat më të frikshëm në qarkullim. “Rikthim i fortë”! Padyshim që më herët askush nuk e priste se kryeqytetasit do të bënin afrime të këtij niveli me sezonin e parë në elitën e futbollit shqiptar. Këto nënshkrime nuk kanë ardhur as nga ekipe që kanë fituar titullin kampion, për të mos diskutuar më pas për të sapo ngjiturat në elitë.

“Newsport” raporton se Dinamo ka fituar garën me Partizanin sa i përket Redon Mihanës. Talenti i Apolonisë duket se ka zgjedhur ngjyrat e bluve për të vazhduar karrierën e tij dhe i ka besuar projektit të ekipit të Shkëmbit. Prezantimi do të vijë në orët e ardhshme, ndërsa “PSG e Superiores” nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *