Gerard Pique është arsyeja përse Depay, Garcia dhe Manaj arritën të ishin pjesë e Barcelonës në sfidën hapëse të La Ligas. Veterani i Barcelonës bëri një gjest për tu vlerësuar, teksa hoqi dorë nga një pjesë e konsiderueshme e pagës së tij, në mënyrë që klubi të rregullonte financat dhe të zyrtarizonte lojtarët e rinj. Në një bisedë në “Tëich” pas ndeshjes me Real Sociedadin, Pique flet për vendimin e marrë për të reduktuar pagën e tij, si dhe zbulon batutën brilante në drejtim të Depay-t.
“Jam duke luajtur për katër të dollarë! Ata na kontaktojnë ne kapitenët dhe ishim shumë të hapur. Europiani kaloi, kontaktet filluan, interesat u rreshtuan. Ditët po mbaronin dhe kishte ende disa që duhej të regjistroheshin. Pastaj u vendos që unë isha ai dhe sot ata ishin në gjendje të luanin. Në ditët në vijim pjesa tjetër do të zyrtarizohet. Është ajo për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Barcelona na bën të gjithëve të mëdhenj.
Batuta me Depay-n? Unë do të nënshkruaja reduktimin me presidentin dhe Memphis u shfaq. I thashë atij: “Memphis do të nënshkruaj dhe falë kësaj ata do t’ju regjistrojnë. Le të shohim nëse mund të më jepni diçka nga e juaja…” Sot, të paktën, ai më dha pasimin e golit”, ka thënë Gerard Pique./Halit Delibashi-Sport Ekspres/