Armando Broja dhe Armstrong ishin dy përforcimet e mbërritura te Southampton në të njëjtën ditë. Pak kohë para ndeshjes me Everton, ndërsa trajneri Hasenhuttl do të shprehet në konferencën për shtyp se këtyre lojtarëve u duhej më tepër kohë për t’u ambientuar. Ky rezultoi si “kurth” për Evertonin pasi Armstrong e nisi si titullar dhe realizoi që në pjesën e parë. Por nga ana tjetër Armando Broja jo vetëm që nuk ishte në fushën e lojës, por nuk gjendej as në stol.
I pyetur për arsyen e lënies jashtë të sulmuesit shqiptar që mbërriti si huazim nga Chelsea, Hasenhuttl është shprehur: “Lojtarët e rinj do të marrin gjithë kohën e nevojshme për t’u zhvilluar më tepër. Armstrong ishte më afër nisjes si titullar se Armando Broja. Atij i duhet pak më tepër kohë për t’u mësuar me mënyrën sesi ne luajmë futboll. Armstrong e di për presionin dhe mënyrën sesi luhet këtu nga koha e tij në Blackburn, por Broja është nxënës i mirë”, ka thënë Hasenhutl. /Sport Ekspres/