“Zoti i ri i Barcelonës”! Pique do të luajë “falas” për katalanasit, ajo që Mesi nuk bëri për hir të skuadrës

Nëse më parë ishte Lionel Mesi si figura kryesore e Barcelonës, këtë herë do të jetë mbrojtësi Pique. Ylli argjentinas zgjodhi që të largohej te PSG pas problemeve që shfaqën katalanasit në aspektin ekonomik. Me rrogat e larta nuk mund të rregjistrohej dot Mesi në La Liga, ndërsa zgjodhi që të niste një aventurë të re.

Por problemet nuk u mbyllën këtu për katalanasit. Nga ana tjetër ekzistonte frika e madhe se nuk do të rregjistroheshin as afrimet e reja si Garcia, Aguero dhe Depay. Dy prej tyre nuk do të kishin mundësi që të luanin për Barcelonën nëse Pique nuk do të sakrifikohej.

Mbrojtësi do të marrë një rrogë shumë të vogël dhe do të luajë thuajse “falas” për ekipin në krahasim me pagat që marrin futbollistët e tjerë. Por nga ky veprim i bërë, Barcelona arriti që të regjistronte Depay, Garcia dhe Manaj.

Klubi ka postuar një fotografi të Pique duke puthur fanellën e Barcelonës dhe kjo tregon shumë. Ndërkohë që katalanasit kanë menduar si një shpërblim për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2025. Ajo që nuk bëri Mesi… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *