Kun Aguero ishte afrimi i bujshëm i Barcelonës këtë verë. Sulmuesi argjentinas la Machester City-n për të luajtur përkrahë një prej më të mirëve të historisë së futbollit. Por gjërat rrodhën në në mënyrë të gabuar për Agueron, teksa Messi i dha lamtumirën katalanasve. E si për të mos mjaftuar kjo, i duhet të qendrojë jashtë fushave për 10 javë për shkak të një dëmtimi të pësuar. Në një prononcim për “TyCSport”, Angel Di Maria tregon se Aguero dëshiron të vrasë veten pas ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi te Barcelona.
“Aguero dëshiron të vrasë veten, çfarë mund të bëjë? Duke i nxjerrë të gjitha jashtë, gjëja më e keqe është se ai u lëndua përsëri dhe do të jetë jashtë për disa javë. Kjo është gjëja më e trishtuar që erdhi duke punuar shumë me gjurin e tij duke u përpjekur të shërohet dhe të jetë në një nivel të mirë mbrapa. Kjo do të ndodhë përsëri pasi lëndimi është i keq dhe shpresojmë se mund të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mënyra më e mirë për të që të tregojë atë që është në të vërtetë”, ka thënë Angel Di Maria./Halit Delibashi-Sport Ekspres/