Sherif Tiraspoli do ta niste rrugëtimin në turin e parë në “Champions League” duke eliminuar Teutën. Rrugëtimi i skuadrës moldave vazhdoi deri në fazën e fundit të “Play-Off”, atje ku do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Përpara këtij takimi, është bërë e qartë se lojtari shqiptar i skuadrës kroate nuk mund të kalojë dot.
Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, ku Moldavia nuk dëshiron që t’i lëshojë vizën pasi nuk e njeh Kosovën si shtet. Dinamo e Zagrebit është drejtuar te UEFA për të kërkuar ndihmë dhe rasti në fjalë do të rishihet pasi politika po ndikon në sport. /Sport Ekspres/