Milani bëhet pjesë e botës së kriptomonedhave, do jetë sponsori i ri i kuqezinjve sezonin e ardhshëm

Milani është futur zyrtarisht në botën e kriptomonedhave. Bitmex është një nga monedhat më të reja virtuale, derivat i “mbretit të kriptove”, Bitcoin. Kompania që operon me këtë monedhë dhe me të njëjtin emër do të jetë sponsori kryesor i Milanit.

Mësohet se Bitmex do të jetë e stampuar në fanellën më të re të Milanit, dhe do të jetë e vendosur në pjesën e krahëve të futbollistëve. E njëjta gjë do të vlejë dhe për të rinjtë e skuadrës së Milanit si dhe në klubin e femrave. Kjo është hera e parë që Milani ka një sponsor në mëngën e uniformës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *