Goli i dytë në po aq ndeshje të zhvilluara, Xhakomo Vrioni tund rrjetën sërish në Austri

Xhakomo Vrioni ka shënuar golin e dytë për Tirolin në kampionat. Këtë herë kundër Lask teksa është barazuar në shifrat 1-1. Realizimi i sulmuesit shqiptar ishte detyrë për t’u mbyllur pasi Asnelhm bëri gjithçka nga krahu i majtë për ta nxjerrë Vrionin me portën e boshatisur.

Lojtari i Kombëtares nuk gaboi për të tundur rrjetën, por fatkeqësisht ky realizim nuk i dha tre pikët Tirol. Lask do të barazonte me anë të Karamoko në minutën e 60. Sa i përket Vrionit ky ishte goli i 2 në kampionat në po aq ndeshje të zhvilluara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *