Brazili është kurorëzuar kampion në disiplinën e futbollit në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Amerikano-jugorët kanë mposhtur Spanjën 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kështu medaljen e artë. I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte vetë presidenti i FIFA-s, Infantino, i cili u bë shënjestër e një batute aspak të këndshme.
Richarlison e harron shpejt shijen e hidhur të penalltisë së humbur dhe gjatë dhënies së medaljeve i drejtohet kreut të FIFA-s si ta kishte shokun e tij. “Herën tjetër në Katar, hë tullac?”, ishin fjalët e thëna nga sulmuesi brazilian, i cili njihet për karakterin e tij të shkujdesur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ano que vem é no Qatar ein, careca ? kkkkkkk @richarlison97 pic.twitter.com/ujvIL8cexL
— Julio Velasco (@eujuliovelasco) August 7, 2021