Eni Imami ka dhënë kontribut të madh te Vllaznia dhe ishte jo pak i lidhur me fanellën shkodrane. Në ndeshjen e fundit që zhvilloi kundër AEL Limasol, futbollisti ka shpërthyer në lot pasi po mbyllte eksperiencën në Shkodër. Tanimë kjo i përket së shkuarës dhe aventurë e re e pret Eni Imamin.
Jo e panjohur, është kthim në shtëpi. Kështu e ka prezantuar edhe Dinamo 28-vjeçarin që pas eksperiencave të marra në disa klube të Superiores, kthehet te kryeqytetasit për të dhënë kontributin e tij. /Sport Ekspres/