Bazeli i këtij sezoni duket shumë larg atij të një edicioni më parë. Kuqeblutë zhgënjyen në sezonin e shkuar, por prej andej duket se kanë nxjerrë leksionet e duhura. Shenjat e para u dhanë me Partizanin. Helvetët morën një kualifikim të pastër, ndërsa nuk munguan edhe golat spektakolarë me roveshatë në portën e Alban Hoxhës.
Por pas eliminimit të “demave të kuq” Bazeli e ka zhvendosur spektaklin në kampionat. Skuadra zvicerane është çmendur me gola dhe ka mposhtur Sionin me rezultatin tenistik 6-1. Në këtë goleadë pati vend edhe për pak “magji” për sytë e tifozëve. Në minutën e 42-të Esposito realizon një gol me kornizë, duke e dërguar me trivela topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sebastiano #Esposito! Deux matches, deux buts! La pépite italienne de #SuperLeague enchante, comme prévu. Le #FcSion à côté de la plaque!
5-0 à la pause! #FCBasel1893 @FCBasel1893 @FC_Basel_fr pic.twitter.com/dTuO4YlVdy— Daniel Romano (@Daniel_Rmano) August 1, 2021