Nga Skënderbeu te Lille dhe tani te Drita! Vetëm 22-vjeç, karriera e çuditshme e lojtarit të Shqipërisë

Agim Zeka ka qenë një prej elementeve te Kombëtarja e moshave që shihej gjithmonë me prespektiv për mënyrë e tij të lojës. Por karriera e 22-vjeçarit ka marrë lëkundje të ndryshme brenda pak kohësh. Nga Skënderbeu për të shkuar te Lille, për të vazhduar me huazimet e njëpasnjëshme te Varzim,Leixoes dhe Fortuna Sittard. Francezët do të hiqnin dorë nga kartoni i tij për ta kaluar te Mouscron në Belgjikë, ndërsa ekipi i fundit ishte Austria e Vienës. E për të vazhduar me këtë karrierë të Agim Zekës që është ende në moshën 22-vjeç, tanimë vjen zyrtarizimi i tij te Drita.

“Agim Zeka është përforcimi i radhës! Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa!

Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21. Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023”, ishte njoftimi i klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *