Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i pafat, një tjetër lëndim e lë gjatë jashtë fushave të blerta

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është treguar mjaft i pafatë, teksa u lëndua në stërvitje dhe këputi ligamentet me skuadrën Reims. Për këtë arsye, Zeneli do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, në mënyrë që të rikuperohet totalisht. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit francez, duke i uruar lojtarit më të mirën dhe shërim të shpejtë.

“Një goditje për komunitetin tonë në Reims. Arbër Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve të cilat zbuluan një këputje të ligamenteve të kryqëzuara. Ky lëndim kërkon një operacion, data e të cilit do të specifikohet pasi lojtari të ketë kryer ekzaminime shtesë. e gjithë familja e Reims i jep gjithë mbështetjen e saj”, thuhet në njoftimin e klubit francez në faqen zyrtare./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *