Nga Endri Cinari
Futbollistët shqiptarë tashmë janë të shpërndarë në mbarë Europën dhe po bëjnë emër kudo. Të shumtë janë lojtarët nga vendi ynë që aktivizohen në kontinentin e vjetër e një ndër ta është edhe Elsamed Ramaj. Futbollsiti me origjinë nga Shkodra dhe formuar tek akademia Vllaznia, ku është larguar në një moshë fare të re prej vitesh aktivizohet në Gjermani.
Së fundmi lojtari që aktivizohet si mesfushor i majë apo edhe shpesh herë edhe mbrojtës ka firmosur me skuadrën e Kickers Offenbach. Drejtuesit e klubit gjerman kanë parë tek 25-vjecari përforcimin ideal për sezonin e ri ku pretendimet e Offenbach janë shumë të larta. Në këtë skuadër në të kaluarën është aktivizuar edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula dhe ndoshta ky do jetë një ogur i mirë edhe për Ramajn. Mëngjarashi ka disa sezone që është pjesë e futbollit gjerman ku është aktivizuar me skuadra të njohura si Lubeck apo edhe Hansa Rostock.
Kjo do jetë aventura e rradhës për shkodranin, që realisht ka pasur edhe oferta nga vende si Hollanda apo Austria, por për shkak të dokumentacionit ka qenë në njëfarë mënyre të jetë “i detyruar” të firmosë sërish në Gjermani. Gjithsesi Ramaj është i kënaqur me skuadrën e re ku do japë më të mirën e tij për ekipin si edhe për të shfaqur vlerat e veta personale.