Ballkani po vazhdon të përforcohet në këtë merkato të verës nga ekipi kampion në Shqipëri. Pas zyrtarizimit të Rustem Hoxha, skuadra shqiptare në Kosovë do të marrë një tjetër futbollist të Teutës.
Sipas asaj që raporton “Gazeta Sheshi” është arritur marrëveshja me portierin e durrsakëve, Stivi Frashëri. Prezantimi i gardianit pritet që të bëhet në ditët në vijim, ndërsa Teuta po vazhdon aventurën e saj në Conference League ku do të përballet me Shamrock në turin e tretë. /Sport Ekspres/