Verona po prodhon mbrojtës elitarë/ Zëvendësuesi i Kumbullës hedh hapin e madh, i bashkohet Berat Gjimshitit

Verona po prodhon shumë lojtarë cilësorë në kampionatin italian dhe po fiton jo pak të ardhura nga transferimet në merkato. Pas Amir Rrahmanit që shkoi te Napoli dhe Marash Kumbullës që mbërriti te Roma, ishte momenti i Matteo Lovatos.

Futbollisti 21-vjeçar u cilësua si zëvendësuesi i denjë i Marash Kumbullës pas largimit të tij te Verona. Vetëm pak ndeshje mjaftuan për të treguar cilësitë e tij. Në ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i Atalantës në faqen zyrtare që njofton mbërritjen e Lovatos, duke iu bashkuar mbrojtjes së ekipit nga Bergamo me Berat Gjimshitin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online