Pas interesimit të Barcelonës, drejtuesit e Interit dolën në një komunikatë zyrtare duke mohuar kategorisht një transferim të Lautaro Martinez në Katalonjë. Deri pak ditë më parë, argjentinasi shihej si i pashitshëm nga interistët. Megjithatë vështirësitë e mëdha financiare i kanë detyruar kryesorët e klubit të mendojnë një shitje të lojtarit, në rast se vjen oferta e duhur.
Sipas Sky Sport, Interi është duke pritur ofertat nga ekipet e mëdha. Zikaltërit kërkojnë të paktën 80 milionë euro për argjentinasin, i cili sapo fitoi trofeun e Kupës së Amerikës Latine se bashku me Lionel Messin. Në rast transferimi të sulmuesit qendror, Interi do të hidhet në sulm për Correan e Lazios. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/