Dinamo ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore teksa po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Superiore. Këtë herë kryeqytetasit kanë shpërthyer në gola pasi fituan në shifrat 1-4 me Pogradecin.
Demiri realizoi dopietë, ndërsa Ibraimi dhe Berberi mbyllën listën e golashënuesëve. Trajneri Shkëmbi ka aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte të gatshëm, ndërsa gjatë qëndrimit në Pogradec, Dinamo do të zhvillojë ndeshje të tjera miqësore. /Sport Ekspres/