Lojtarët që merr gjithmonë nga Shqipëria, Igli Tare u tregon arsyen në Itali: Nuk është rastësi, unë i njoh mirë

Lacio ka pasur gjithmonë derën e hapur për futbollitët shqiptarë duke mirëpritur më tepër se të gjitha skuadrat e tjera italiane. Gjithçka falë punës së drejtorit sportiv dhe legjendës së Kombëtares Shqiptare, Igli Tare. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për mediat në Itali, ku mes të tjerash u prek edhe tema e afrimeve të lojtarëve që vijnë nga Shqipëria.

I fundit ishte Elseid Hysaj që hasi vështirësi me tifozët kryeqytetas pas këndimit të “Bella Ciao”. “Nuk është rastësi, është çështje besimi. Duke i njohur shumë mirë si lojtarë, mendova se mund të bënin mirë edhe te Lacio. Elseid Hysaj ishte shumë i suksesshëm edhe para se të vinte në Lazio”, u shpreh Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *