“Ia thashë lojtarëve, na duhet “xham zmadhues” me ta”! Trajneri i Craiovas flet pas Laçit: Nxorrëm 3 ekipe për 1 ditë, për çfarë po flasim tani?

Trajneri i ri i Craiovas, Laurentiu Reghecampf, nuk e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e re. Menjëherë pasi mori në duar frenat e skuadrës me largimin e Ouzounidis, mbërrin eliminimi nga Laçi në “Conference League”. Presioni është i madh nga tifozët, por faji nuk mund të bjerë mbi të pasi e mori skuadrën vetëm pak ditë para ndeshjes së kthimit me kurbinasit. Reghecampf zgjedh që të shoh më tej dhe prek temën e rënies së futbollit në Rumani.

“Unë u thashë lojtarëve në analizë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, Laci është një ekip shumë “i keq”, që mbyllet në mbrojtje dhe i vendosur mirë në fushë, e dija që do të ishte një ndeshje me “xham zmadhues” ku të shihnim hapësirat. Ne gjithashtu nuk kishim zgjidhjet për të bërë një lojë më të mirë se ne kemi lojtarë të dëmtuar.

Kishim dy ose tre raste të mira, nuk arritëm të shënonim dhe kjo u pa. Nëse Koljic do të shënonte në pjesën e parë, gjërat do të ndryshonin, mendoj se ishte shansi ynë për të hyrë në këtë garë kualifikuese. Të gjithë jemi të zhgënjyer, duhet të punojmë më shumë, të bëjmë një analizë dhe të shohim se në çfarë niveli kemi arritur dhe të bëjmë më mirë vitin e ardhshëm. Nuk është e lehtë për futbollin rumun të nxjerrë tre ekipe brenda një dite. Këtu kemi arritur, kjo është e vërteta, për çfarë po flasim?

Nëse unë humbas, kjo është ajo që ndodh. Ne punojmë çdo ditë me lojtarët, me atë që kemi dhe me atë që po ndodh në Rumani, ne përpiqemi ta mbajmë nivelin e tyre të lartë, por ju e shihni që të gjitha vendet kanë filluar të rriten”, tha trajneri i Craiovas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *