Ai barazim 0-0 i marrë në “Fadil Vokshi” do të quhej nga të gjithë një rastësi e bukur, por me përballjen e sotme Drita vërteton se asgjë nuk i mbeti rastësisë, pasi ishte merita e tyre për rezultatin e arritur. Vetëm pak minuta e ndanin skuadrën nga Gjilani nga çmenduria që do të flitej gjatë. Fejnordi tundi rrjetën që në minutët e para, duke bërë të mendohej se një goleadë e priste portën e Dritës.
Por befasia ndodhi. Njëherë në minutën e 12 dhe më pas në minutën e 16, “intelektualët” shtangin klubin e madh holandez. Stadiumi i stërmbushur me tifozë hesht deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, atëherë kur Til realizon hat-trickun e tij dhe eliminon Dritën për të mbërritur në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Feyenoord begon nog zo goed, maar staat binnen de kortste keren ook op achterstand.
Drita scoort twee keer in vier minuten…. pic.twitter.com/K4pTztV1bj
— ESPN NL (@ESPNnl) July 29, 2021