Richarlison tenton të tallet me Argjentinën me futbollin e Lojërave Olimpike, ironia e Papu Gomez është super gol nga rrjetet sociale

Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës po vazhdon edhe pas përfundimit të finales në Kupën e Amerikës. Në këtë kompeticion ishte Argjentina dhe Lionel Mesi që festuan trofeun falë golit të Di Marias. Ndërkohë në Lojërat Olimpike në Tokio është duke u folur edhe në gjuhën e futbollit, megjithëse në këtë rast nuk ka shumë ndjekje nga tifozët si kompeticionet e tjera.

Brazili ka arritur që të kalojë më tej nga faza e grupeve, ndërsa Argjentina është eliminuar. Kaq duhej që Richarlison të niste thumbimet nga rrjetet sociale. Lojtari i Brazilit ka përshëndetur rivalët për largimin e parakohshëm në shtëpi: “Mirupafshim vëllezër të vegjël”. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e De Paul që pasi poston fotografinë me Richarlison dhe i tregon se duhet të hesht me trofeun e Kupës së Amerikës.

Gjithashtu edhe Emiliano Martinez ka postuar fotografinë teksa Argjentina ngre trofeun në finalen me Brazilin, ndërsa ironia e Papu Gomez është edhe më tërheqëse: “Së pari, mirmëngjesi për të gjithë ju. Dhe së dyti…”. Ky ishte postimi i Gomez ku lihej të nënkuptohej Brazili. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *