Armando Broja po vazhdon që të bind trajnerin Tuchel se nuk e meriton një tjetër huazim, por duhet të qëndrojë te ekipi i parë i Chelsea-t. Gjuha e shifrave flet në favor të sulmuesit shqiptar. Pasi u aktivizua në pjesën e dytë me Peterbourg arriti që të shënojë dhe të dhurojë asist. Gjithashtu edhe në ndeshjen e organizuar brenda klubit që përfundoi në shifrat 1-1, Armando Broja arriti që të tund rrjetën.
Historia u përsërit edhe në miqësoren e fundit të Chelsea-t kundër Bournemouth. Ndeshja përfudnoi në shifrat 2-1, teksa Armando Broja gjeti rrjetën në golin e parë të londinezëve duke treguar gjakftohtësinë përpara zonës. Më poshtë mund të ndiqni edhe pak nga përmbledhja e performancës së sulmuesit në ato 45 minuta. /Sport Ekspres/
Armando Broja vs. Bournemouth. By @CFC_Comps
pic.twitter.com/fKPyq095ig— Chelsea4Ever????? (@Chelsea4everA) July 27, 2021