Zyrtare/ Prezantojnë njeriun që i shpëtoi në ditët e vështira, rivalët e Laçit firmosin me trajnerin e ri

Universitatea Craiova nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur pasardhësin e Ouzunidis në krye të pankinës. Pas humbjes së papritur me Laçin në Ligën e Konferencës rumunët kanë bërë ndryshime në stolin e skuadrës, duke shkarkuar trajnerin grek. Ndërkohë sot kanë bërë të ditur edhe emrin e ri që do të drejtojë ekipin për dy vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për Laurentiu Reghecampf. Universitatea Craiova prezanton njeriun që i shpëtoi në ditët e vështira, duke shpresuar që të bëjnë të njëjtën gjë sërish. Reghecampf ka drejtuar edhe në fillimet e karrierës së tij si trajner Universitatea Craiova-n, teksa në fund të sezonit 2009-2010 u thirr me misionin për ti shpëtuar nga rënia nga kategoria. Mision ky që u përmbush me sukses./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *