Totenhemi prezanton portierin e ri! Një këngëtar i ardhur nga Atalanta, fitoi edhe lojën e padrejtë të ruletës me Etrit Berishën

Totenhemi ka prezantuar zyrtarisht portierin e ri që do të jetë pjesë e skuadrës duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për Pierluigi Gollini, lojtarin që ishte pjesë e Atalantës që nga viti 2018. Gjithashtu 26-vjeçari italian është i njohur edhe për botën e muzikës pasi ka nxjerrë këngë për të ushtruar pasionin tjetër teksa mbronte portën e Atalantës. Gollini ka shkuar te ekipi nga Bergamo si alternativë e dytë, derisa trajneri Gasperini mendoi që të vendoste në zbatim lojën e ruletës me Etrit Berishën.

Portieri shqiptar ishte titullar i paprekshëm deri në atë moment, por tekniku i Atalantës mendoi zgjedhjen e veçantë: “Do të luajnë që të dy portierët. Në fillim ishte momenti i Golinit, tani i Etrit Berishës. Golini luajti në fillim, ishte radha e Berishës dhe tashmë sërish Golini. Unë mendoj se është koha kur nuk ka më portier të parë apo të dytë”, do të shprehej Gasperini. Një lojë kjo që e la përfundimisht Gollinin si titullarin e Atalantës, ndërsa Etrit Berisha nuk mund të triumfonte kurrsesi mbi ruletën.

Nëse portieri italian kishte dëshirën dhe grintën e më të riut për të vazhduar përpara, nga ana tjetër ulja në stol po trondiste besimin e Berishës te vetja që e shfaqte në momentin kur thirrjen në detyrë nga Gasperini. Shpeshherë është etiketuar si një portier normal dhe me asnjë aftësi të jashtëzakonshme për të qenë pjesë e ekipit që po vinte vetëm në rritje në Itali, por karriera e Gollini po vazhdon me ngjitjet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *