VIDEO/ Më parë rivalizonte me Sindrit Gurin dhe tani i shënon Realit të Madridit, spanjollët kishin “ngatërruar” fanellën me Rangers

Në ditën e djeshme u zhvillua edhe miqësorja mes Rangers dhe Realit të Madridit. Lojtarët e drejtuar nga Ançeloti e nisën me humbjen 2-1 fazën përgatitore. Spanjollët i besuan më tepër lojtarëve të rinjë dhe kjo solli që panorama e ndeshjes të kishte pamjen e kundërt. Rangersi bëri Realin e Madridit, ndërsa këta të fundit morën pamjen e skocezëve.

Skuadra e Gerrard goditi 21 herë dhe në 8 raste topi shkoi drejt portës. Ndërkohë Reali i Madridit kishte 5 goditje në total dhe vetëm një në portë. Për herë të parë ka shënuar me fanellën e Rangers edhe afrimi më i ri, Sakala. Shija është e madhe për shkakun se u tund rrjeta e Realit të Madridit.

Më herët ky futbollist është konsideruar si afrim i dështuar te Ostende pasi nuk po bënte diferencën në Belgjikë duke marrë kritika së bashku me Sindrit Gurin. Lidhja e lojtarëve ishte aq e fortë sa Sakala i dedikoi golat sulmuesit shqiptar në momentin që u operua në gju. Por nëse Sindrit Guri nuk arriti në asnjë moment që të bënte diferencën, Sakala përmirësoi statistikat në dy sezonet pasardhëse dhe i siguroi vetes Rangersin. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fashion jr10 (@fashionjr10)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online