“Shqiptarizimi“ i klubit turk/ Në bisedime me ekipin e elitës, Çekiçi bind që në sezonin e parë në Turqi

Endri Çekiçi me shumë mundësi do të ndajë rrugët me ekipin e Ankaraguçusë. Këta të fundit u rrëzuan nga kategoria sezonin e shkuar, por mesfushori shqiptar nuk do ti ndjekë në Ligën e Parë, pavarësisht faktit se ka edhe një vit kontratë me ta. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka bindur që në sezonin e tij të parë në Turqi, prandaj ofertat ka elitë nuk i kanë munguar.

Sipas mediave turke, Koniaspori është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Endri Çekiçit. Ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për transferimin, ndërsa mbetet vetëm gjetja e marrëveshjes mes dy klubeve. Koniaspori po “shqiptarizohet” gjithnjë e më shumë, teksa përveç Çekiçit, në organikën e vetë ka edhe Sokol Cikalleshin, Zymer Bytyqin dhe Eridon Dacin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online