Skuadrat e mëdha të kampionateve elitare në Europë kanë nisur që të rrisin edhe cilësinë e kundërshtarëve sa i përket ndeshjeve miqësore. Nëse në fillim luhet ndaj rivalëve modest për të provuar të rinjtë, tanimë po vjen momenti për të vendosur në zbatim skemat dhe taktikat që pritet të zbatohen në kampionat me lojtarët titullarë.
Sa i përket Romës ishte momentin për t’u ndeshur me Debrecen, atje ku fituan në shifrat 5-2. Marash Kumbulla e nisi nga minuta e parë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, por këtë herë nuk la përshtypje të mirë. Mediat në Itali e kanë cilësuar si fajtor në golin e parë që u pësua nga Roma dhe që njëkohësisht hapi spektaklin.
“Mbrojtësi shqiptar ishte fajtor në golin e Debrecen duke humbur shikimin nga Barany, me këtë të fundit që doli përballë portierit Rui Patricio. Ish-lojtari i Veronës nuk dukej i sigurt në gjithë pjesën e parë dhe nuk është ende në 100% e tij”, shkruhet nga “Romaneës”. /Sport Ekspres/