Kukësi ka prezantuar fanellat e reja sa i përket sezonit 2021-2022. Verilindorët kanë njoftuar edhe zgjatjen e bashkëpunimit me “Joma Albania”, për të vazhduar më të njëjtin sponsor teknik. Kompania në fjalë do të furnizojë skuadrën me bazën materiale për kampionatin e ardhshëm.
Sa i përket fanellave, ajo që dallon lehtësisht është zgjedhja e tretë e Kukësit. Me ngjyrën e ndezur dhe dizenjimin e veçantë, kjo shihet si fanella më e bukur, megjithëse lojtarët e verilindorëve do të shihen rrallë me të në fushën e lojës. /Sport Ekspres/