“AEL, ky është ferri dhe fundi juaj”! Tifozët e Vllaznisë bëjnë gati edhe këngën, qipriotët i pret “tmerri”

Vllaznia arriti të përmbys Siroki Brijeg me lojtarin e 12, ndërsa këtë sukses do të kërkojë që ta përsëris edhe me AEL Limasol. Pavarësisht se arbitri rus ndikon tërësisht në rezultat në përballjen e parë të shkodranëve në “Conference League”, por edhe loja e Vllaznia la disi për të dëshiruar. Ndërkohë me mbështetjen e flaktë të tifozerisë së saj do të zhvillonte ndeshjen perfekte për të zhvlerësuar gjithçka ndodhi në transfertë.

E për këtë arsye ka optimizëm të madh se do të kalohet me sukses AEL Limasol. Tifozët po bëjnë gati edhe këngën në anglisht që të kuptohet edhe nga kundërshtarët. Ermir Vajushi ka propozuar tekstin që pritet të bëjë jehonën në stadium: “Hej djema kuq e blu, ne këndojmë vetëm për ju, ne luftojmë bashkë me ju, do ta bëjmë ëndrrën realitet. Hej AEL Limasol, mirësevjen në ferrin tënd. Ju do të shkoni në shtëpi të dëshpëruar, sot është fundi juaj”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *