“Mund të kishim shënuar edhe dy gola“, lojtari i AEL-it i kënaqur me fitoren ndaj Vllaznisë: Kjo ishte ajo që prisnim

AEL Limasol ka fituar 1-0 kundër Vllaznisë, duke e lënë të hapur kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ky triumf ka lënë të kënaqur Sito Rieran, i cili në prononcimin e dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes thekson se kjo ishte ajo çfarë prisnin. Sipas tij AEL mund të kishte shënuar edhe 2 gola të tjerë në përtën e Vllaznisë.

“Ishte ndeshja e parë e sezonit, nuk ishte e lehtë në këto kushte të motit. Ne luajtëm ndeshjen tonë, e mbajtëm topin, bëmë atë që duhej të bënim, fituam por mund të kishim shënuar edhe një ose dy gola. Mendoj se kjo ishte ajo që prisnim. Ne e dinim që ishte një ekip i mirë. Duhet të bëjmë atë që bëmë sot edhe në ndeshjen e kthimit për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Sito Riera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *