Vllaznia është mposhtur me shifrat e ngushta 1-0 në Qipro. AEL Limasol fiton ballafaqimin e parë me shkodranët, por kualifikimi mbetet ende një çështje e hapur, që do të zgjidhet përfundimisht një javë më pas. Këtë gjë e di mirë edhe trajneri i qipriotëve, Dusan Kerkez, i cili në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes është shprehur i lumtur për fitoren, por nga ana tjetër e di vështirësinë që do të ketë përballë Vllaznisë në Shkodër.
“Europa nuk ka ndeshje të lehta. Është e rëndësishme që e mbajtëm zero gola të pësuar prapa dhe shënuam. Krijuam shumë mundësi. Në fillim kishim probleme kur Vlaznia kishte topin. Pas 25 minutash bëmë disa ndryshime të brendshme dhe ishim më të mirë. Jam i lumtur, ne fituam. E dinim se nuk do të mbaronte në ndeshjen e parë. Vllaznia është një ekip shumë i mirë, e dinim edhe më parë.
Është e rëndësishme për mua që në ndeshjen e parë zyrtare të fitojmë. Luajmë edhe më mirë për të kaluar në raundin tjetër. Kemi një javë që të jemi më të përgatitur, të luajmë një lojë të fortë, të mirë dhe të kalojmë. Urime tifozëve, i falënderoj për praninë e tyre. Ne jemi shumë të lumtur, i duam ata pranë nesh. Ne do t’i japim gjithçka në Shqipëri për të kaluar në raundin e tretë.
A më frikëson rezultati 1-0? Ne kemi lojtarë me përvojë. Dy vjet më parë kemi luajtur me Arisin, i cili kishte 20,000 tifozë. Ne e dimë që Vllaznia është një ekip i fortë në shtëpi, por gjithashtu na pëlqen kjo atmosferë e nxehtë, është një gjë e mirë. Dhe ne shohim se si do të luajmë për të bërë një lojë të mirë dhe për të kaluar. Por e rëndësishme nuk është loja e mirë, është të kalosh”, ka deklatuar Dusan Kerkez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/