Lojërat Olimpike do të fillojnë ditën e premte dhe për një muaj do të mbajnë në ekran të gjithë sportdashësit anë e mbarë botës. Të gjitha shtetet do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë medalje ari, argjendk dhe bronzi.
Megjithatë, një lajm jo i hijshëm ka qarkulluar ditën e sotme, ku një grup notarësh nga Polonia u ndaluan në aeroportin e Japonisë, pasi federata polake kishte bërë një gabim në dokumenta. Si pasojë 6 prej tyre u rikthyen përsëri nga Japonia në Poloni, ku ky është cilësuar si skandal dhe sportistët kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të Federatës së Notit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/