Zyrtare/ “Gërmova tërë internetin”, Balaj prezantohet me klubin e ri: Mora oferta nga klube të ndryshme, por…

Bekim Balaj është rikthyer përsëri në ligën ruse. Tashmë sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e skuadrës Nizhny Novgorod. Pas një aventure në Austri tek Sturm Graz, ku zunë vendin e tretë ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Rusinë e largët. Balaj do të mbajë numrin 19 në fanellë, pasi këtë numër e mbante si me Vllazninë ashtu dhe me Kombëtaren, duke shpresuar që do të ketë fat edhe me Nizhny Novgorod. Misioni i sulmuesit shqiptar dhe shokëve të tij të skuadrës është të sigurojë qëndrimin në Premier Ligën ruse, pasi Novgorod luan për herë në historinë e saj në elitë.

“Në fund të sezonit të kaluar, unë u thirra në ekipin kombëtar shqiptar për ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, të cilat u zhvilluan në fillim të qershorit. Pastaj pata një pushim të shkurtër. Ndërkohë, fillova të marr oferta nga klube të ndryshme, por zgjodha Nizhny Novgorod. Pse? Unë jam i ambientuar me Premier League ruse. Ky është një kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim, vendosa të zhytem përsëri në këtë atmosferë të paharrueshme”.

– Kohët e fundit keni luajtur në Austri. Si e mbani mend këtë herë?

“Pas tre vitesh në Akhmat, unë luajta për austriakët e Shturm për dy sezone. Në fund të kampionatit të kaluar, ne zumë vendin e tretë, pasi kemi fituar medalje bronzi. Por kjo është histori për mua. Tani jam gati të hedh hapa të rinj në karrierën time. RPL është një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten, për të përmirësuar nivelin profesional“.

– A keni lexuar ndonjë gjë për Nizhny Novgorod?

“Po, kur kuptova se do të luaja te Nizhny, unë “gërmova” tërë internetin (buzëqesh). Dhe tani jam i bindur se ky është një qytet i bukur. Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premier League. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe së bashku me ekipin dua që me të vërtetë t’i afrohem ndeshjes së hapjes me Sochi në gatishmëri të plotë luftarake”.

– Çfarë numri morët në FC “NN”?

“Nëntëmbëdhjetë! Ky ishte akti im i parë kur sapo fillova të luaja për Vllazninë. Edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë luaj nën këtë numër. Do të jem i lumtur nëse ai më sjell fat edhe në Nizhny”, ka thënë Bekim Balaj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online