Vitet kalojnë, por klasin nuk arrijnë ta shuajnë dot. “El Klasiko“ e legjendave të Barcelonës dhe Realit të Madridit dhuron spektakël për të gjithë tifozët. Emra që kanë bërë histori për të dy klubet janë takuar në Tel Aviv, ku kanë shijuar përsëri shijen e një derbi të madh të Spanjës, megjithëse këtë herë me shumë vite mbi supet e tyre.
Ronaldinjo tregon se nuk i ka harruar ende aftësitë e tij, duke kërcënuar herë pas here galaktikët. Braziliani ishte ai që hapi edhe serinë e golave, duke i dhënë avantazhin katalanasve. Megjitahtë në fund ata që fituan ishin lojtarët e Realit. Shifrat përfundimtare shënuan 2-3 për “los blancos”, që vulosën fitoren me një supergol nga De La Red./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
¿Alguien sabe si FIFA tiene en cuenta el Clásico de las Leyendas para el Premio Puskas? Vaya gol de Rubén de la Red. Gana el Real Madrid 2-3 en Tel Aviv. pic.twitter.com/4WJOkJkGR2
— GOAL España (@GoalEspana) July 20, 2021
https://twitter.com/Rocu_Dan/status/1417542160757448710?s=09
https://twitter.com/Rocu_Dan/status/1417540120429932555?s=09