Trajneri i AEL, Dusan Kerkez, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillojë në Conference League kundër Vllaznisë. Një tjetër intervistë është dhënë nga ana e kreut të klubit qipriot sa i përket ndeshjes me shkodranët. Këtë herë në Kroaci, teksa qëllimi kryesor i “Germanijak” ishte që të zbulonte më tepër Omonia që është kundërshtari i Dinamos së Zagrebit.
Në fund trajneri i AEL është pyetur sa i përket përballjes së tij me Vllazninë. Kerkez ka zbuluar edhe preferencën se do të dëshironte që luante me Siroki Brijeg, ndërsa si pikën më të fortë te shkodranët cilëson tifozët, me pamjet e fundit nga stadiumi që bënë xhiron e mediave qipriote.
“Ne jemi përgatitur shumë për ndeshjen me Vllazninë, do të kemi vetëm pak ndërrime. Unë po shpresoja që të luanim me Siroki Brijeg pasi kam luajtur me ta më herët. Vllaznia do të jetë shumë e vështirë. Ata luajnë me 10.000 tifozë, prandaj nuk mund të ketë favorit”, tha Kerkez. /Sport Ekspres/