Gjatë ditës së sotme edhe hedhur edhe turi i tretë në Conference League. Sa i përket ekipeve shqiptare, rrugën më të lirë për të shkuar deri në “Play-Off” e ka Teuta. Pas eliminimit nga Sherif Tiraspoli, durrsakët duken të lindur me këmishë në kompeticionin e tretë për nga rëndësia në Europë. Kështu Teuta do të përballet me Escaldes, rivalin të cilin e mundi edhe Prishtina para pak ditësh. Nëse ekipi shqiptar do të kalojë me sukses këtë përballje, atëherë do të ndeshet me ekipin irlandez të Shamrock.
Sipas “Transfermarkt” lojtarët në përbërje të Shamrock kushtojnë vetëm 1.65 milionë euro, ndërsa Teuta rëndon 5 herë më shumë me 5.30 milionë euro. Të gjitha mundësitë janë që skuadra e Superiores të kalojë deri në fazën e fundit të Conference League nëse mbyll gjërat me sukses.
Laçi do të ketë punë përpara me Anderleht nëse kalon Craiovan, ndërsa Vllaznia i duhet të ndeshet me Qarab nëse kalon Ael Limasol. Shorti ishte disi më i butë për Partizanin që në turin e tretë do të kishte fituesin e çiftit Ujpest-Vaduz. Por buzëqeshja është e ngrirë për të kuqtë që duhet të mundin Bazelin. Një mrekulli e tillë mund të thuhet se i jep menjëherë biletën për në Play-Off. /Sport Ekspres/