E FUNDIT/ Hidhet shorti për turin e tretë! Laçin e pret Anderleht dhe Vllaznia me Qarabag, Partizani e ka të lehtë nëse eliminon Bazelin

Në ditën e sotme është hedhur shorti për turin e tretë për “Conference League”. Pra ekipet shqiptare kanë njohur edhe kundërshtarët e tyre për raundin tjetër nëse do t’ia dalin me sukses në të dytin. Kështu Teuta nëse eliminon Escaldes do të ndeshet në turin e tretë me ekipin irlandez, Shamrock Rovers. Nga ana tjetër Prishtina nëse ia del me sukses do të përballet me fituesin e Valur-Bodo Glimt. Nëse Partizani arrin të kalojë Bazelin do ta ketë më të lehtë rrugën me fituesin e Ujpes-Vazduz. Ndërkohë Laçin e pret ferri me Anderleht dhe më pak të lehtë nuk do ta kishte as Vllaznia me fituesin e Qarabag-Ashdos. /Sport Ekspres/

Turi i tretë i “Conference League”

Ael Limasol-Vllaznia/ Qarabag-Ashdos

Luzern-Drita/Feynord

Ujpest-Vaduz/ Basel-Partizani

Shamrock Rovers/Teuta-Escaldes

Prishtina-Connahs/Valur-Bodo Glimt

Craiova-Laçi/Anderleht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *