VIDEO/ Fitore e vjedhur e Hamilton! Veprimi antisportiv nxjerr nga gara Verstapen dhe i jep vendin e parë, ka reagime të ashpra për mungesë drejtësie

Në këtë vit nuk është më asgjë e lehtë për Luis Hamilton që të fitojë “Formula 1”, ndërsa konkurrenca e madhe po i vjen nga Verstapen. Ky i fundit kryeson ende renditjen e përgjithshme, por distanca e pikëve me Hamilton është ngushtuar shumë pas garës në Silverstone.

Verstapen ndodhej sërish në vendin e parë dhe po mbrohej mirë, ndërsa Hamilton gjeti në mënyrën e tij sesi mund të zbriste kundërshtarin. Një goditje e dhënë në makinë për Verstapen e ka fluturuar jashtë pistës. Fatmirësisht për pilotin e ri ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por duhej të shkonte në spital për ekzaminime të tjera.

Ndërkohë për Hamilton është dhënë një dënim prej 10 sekondash, ndërsa sërish arriti që të merrte vendin e parë. Kështu piloti i njohur në “Formula 1” arriti të merrte pikët maksimale dhe t’i hiqte të gjitha pikët rivalit më të madh të tij në këtë sezon.

Menjëherë pas përfundimit të garës ka nisur festa e madhe e Hamilton, si të kishte fituar titullin e radhës. Kjo e ka lënduar Verstapen që reagon në rrjetet sociale: “Falë Zotit që jam mirë. Shumë i zhgënjyer që dola kështu. Penaliteti i dhënë nuk na ndihmon dhe nuk i jep drejtësi lëvizjes së rrezikshme që bëri Hamilton. Të shikosh sesi feston kur unë isha në spital është sjellje jo sportive dhe aspak respektuese. Por ne vazhdojmë më tej”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online