“Te Furth më morën për t’i ndryshuar humorin ekipit”, Mavraj tregon pse firmosi me Turkgucu: Shoh paralele mes shqiptarëve dhe turqve

Mërgim Mavraj befasoi jo pak me lëvizjen e tij në këtë merkato verore. Menjëherë pasi siguroi ngjitjen në Bundesligë me Greuther Furth, mbrojtësi shqiptar largohet nga skuadra për të firmosur në Kategorinë e Tretë me Turkgucu. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares tregon se e kreu detyrën e tij te Furth, ndërsa më pas shpjegon arsyet që e shtynë të shkojë në Turkgucu Mynich. Një motiv ka qenë fakti se klubi drejtoheg nga turq, me të cilët gjen shumë ngjashmëri kur i vendos në krahasim me shqiptarët.

“Greuther Furth? Ngjitja ishte planifikuar. E kam fjalën seriozisht. Në atë kohë, mua më sollën pikërisht këtë detyrë të ndryshimit të humorit të ekipit në mënyrë që Fürth të përparonte brenda dy vjetësh. Dhe kështu ndodhi.

Kjo mund të tingëllojë paksa romantike tani. Por si shqiptar, unë gjithashtu kam një formim migrimi dhe kam shumë turq si miq, me të cilët kam kaluar tërë jetën time. Shoh shumë paralele. Pavarësisht nëse janë lojtarët, apo stafi i klubit nga Türkgücü apo Presidenti Hasan Kivran – të gjithë kemi afërsisht të njëjtën histori. Gjithmonë na është dashur të punojmë dyfish dhe trefishuar gjithçka në jetën tonë. Dhe nëse mund të ndihmoj me një klub të tillë me përvojën dhe cilësinë time, kjo më bën krenare. Ky është motivi im personal që më shtyn”, ka thënë Mërgim Mavraj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *