Basel është duke u përgatitur përpara ndeshjes me Partizanin që do të zhvillohet për turin e dytë në “Conference League”. Përballja e parë do të luhet në Zvicër dhe e kthimit në Shqipëri. Në miqësoren e sotme Bazeli ka zhgënjyer kundër Hamburgut.
Zviceranët nuk kanë arritur të dalin me sukses kundër skuadrës së “Bundesliga 2” duke humbur në shifrat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në pjesën e parë, teksa në fushë gjendej edhe Taulant Xhaka. Mesfushori shqiptar luajti për 60 minuta dhe po kthehet dalëngadalë pas dëmtimit të rëndë që pësoi. /Sport Ekspres/