Kumbulla-Mancini dhe Smalling-Ibanez, në Itali nuk e kanë të qartë planin e Murinjos për Romën

Marash Kumbulla ka fatin për t’u stërvitur te Roma me një trajner të madh në Europë si Mourinho. Por sa gjatë do të vazhdojë mbrojtësi shqiptar? Pikëpyetja është e madhe në Itali, me sezonin që lamë pas që nuk shkoi për Kumbullën në të njëjtën lartësi si te Verona. Pas infektimit nga COVID dhe dëmtimit, pasiguritë u shtuan te lojtari shqiptar.

Trajneri Murinjo ka provuar në miqësoren e fundit me Montecatini, skuadër modeste në Itali, dyshen e qendrës Kumbulla-Mancini. Pas përfundimit të pjesës së parë është hedhur Smalling-Ibanez për të parë sesi do të reagojnë lojtarët.

Në Itali kanë hedhur idenë se portugezi mund të kërkojë edhe një tjetër qendërmbrojtës te Roma pasi nuk është i bindur nga aktualët, nisur edhe nga shifrat e golave të pësuar në sezonin  shkuar. Megjithatë për të arritur deri këtu duhet të shihen miqësoret e vërteta përgatitore atje ku edhe Marash Kumbulla duhet të dëshmojë të gjitha vlerat e tij, në mënyrë që të mos shihet si opsion largimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online