Një tjetër skandal ka ardhur në botën e futbollit teksa dështohet në misionin primar që ka ky sport. Gjermania U-23 është përballur me Hondurasin si një para përgatitje që vjen me afrimin e Lojërave Olimpike. Por përballja mes këtyre Kombëtareve ka përfunduar para minutës së 90.
Gjermanët kanë braktisur fushën e blertë pasi mbrojtësi i Hertha Berlin, Jordan Torunarigha ka marrë fyerje të shumta mbi ngjyrën e lëkurës. Në këtë mënyrë ndeshja do të mbyllej përpara kohe me barazimin 1-1, megjithëse vetëm për paqe nuk mund të flitej në fushë. /Sport Ekspres/