Partizani ka arritur që të fitojë edhe ndeshjen e dytë kundër Sf George me rezultatin 2-3 në transfertë. Trajneri i kundërshtarëve ka mbetur i pakënaqur me lojtarët e tij pas eliminimit duke u shprehur se tani do të tregohet më i rreptë në stërvitje. Kur pyetet në lidhje me cilësitë e kundërshtarit, Chebotar është shprehur se te ekipi shqiptar ka lojtar me cilësi të mira individuale, por mund të përballesh me ta.
“Unë jam i zhgënjyer që nuk mësojmë nga gabimet tona, përsëri bëjmë gabime të mëdha dhe “dhurata” në mbrojtje. Djemtë përmbushën planin e tyre të lojës, veçanërisht në pjesën e parë. Ne donim të luanim futboll “arrogant”, agresiv përpara dhe kjo solli rezultatet e saj. Ne shënuam dy gola në pjesën e parë. Fatkeqësisht, golat e pësuar na prishën planet dhe pjesa e dytë nuk ishte aq aktive dhe kokëfortë për ne sa i përket sulmit.
Sigurisht që do analizojmë gabimet. Sidomos kur bëhet fjalë për gabime individuale. Kemi punuar në këtë drejtim për kaq shumë kohë, por deri më tani nuk kemi arritur të rregullojmë gabimet tek djemtë. Kjo do të thotë që ne do të kërkojmë metoda të tjera, më të rrepta, në mënyrë që kjo të mos ndodhë më.
Në fund, duke parë që po humbnim, i futëm djemtë e rinj në mënyrë që ata të paktën të “nuhatnin” se çfarë është futbolli evropian dhe kupat evropiane. Individualisht, te Partizani kanë futbollistë të mirë, por ju mund të luani me ta. Fatkeqësisht, ndeshja e parë ishte një dështim i madh. Mund të themi se atëherë gjithçka u vendos. Ne u përpoqëm të ktheheshim në ndeshjen e dytë, por na mungoi disiplina e mbrojtjes”, tha Chebotar. /Sport Ekspres/