Në Itali e bëjnë thuajse të kryer kalimin e Aristidh Kolajt në Serie B. Lojtari 22-vjeçar është rikthyer nga aventura e tij me Pro Patrian në Serie C, por Sasuolo mendon sërish huazimin për sulmuesin e Shpresave kuqezi.
Kolaj është pranë firmës me skuadrën e Alesandrias, me të cilën do të ketë mundësi të luajë për të parën herë në karrierën e tij në Serie B, nga ku mund të shpresojë ti hapë dyert vetes për skuadra dhe sfida më të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/