Partizani arriti që të fitonte në shifrat 5-2 kundër Sf Georghe në ndeshjen e parë të vlefshme për “Conference League”. Me një këmbë tjetër në turin e dytë, por te kryeqytetasit shqiptarë nuk duhet të festojnë para kohe. Nga krahu tjetër është trajneri i Sf Gheorge, Sergei Chebotar, i cili shprehet se nuk heqin dorë lehtë nga Europa dhe do ta tentojnë me të gjitha mënyrat përmbysjen ndaj Partizanit.
“Të gjithë jemi të mërzitur me rezultatin e ndeshjes së parë, e dimë që dështuam. Por ne nuk dorëzohemi. Detyra jonë është të përmbushim veten përpara tifozëve, familjarëve dhe miqve tanë, të cilët na mbështesin jo vetëm kur jemi duke bërë mirë dhe po fitojmë, por edhe kur po humbasim. Shpresojmë që nesër gjithçka të funksionojë për ne dhe do të tregojmë një lojë të bukur dhe spektakolare që të arrijmë rezultatin që na nevojitet.
Në mbrojtje, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe në sulm, duhet të jemi shumë agresivë dhe këmbëngulës. Nëse ne mund t’i kombinojmë këto dy komponentë në ndeshjen e nesërme, ato duhet të na sjellin rezultate dhe rezultate pozitive. Ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen nesër. Unë them që ekipi dëshiron të përmbushë veten para tifozëve. I gjithë ekipi e kupton këtë dhe shpresoj që nesër gjithçka të jetë shumë e rreptë e disiplinuar dhe shumë agresive.
Ne i ftojmë tifozët në ndeshje, nesër kemi nevojë për ju më shumë se kurrë, mbase më shumë se në finalen e Kupës dhe Super Kupën. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe nesër do të na përcjellim në fushë gjithë këtë atmosferë dhe energji pozitive, në mënyrë që të jetë më e lehtë për djemtë të luajnë”, ka thënë Chebotar. /Sport Ekspres/