Juxhin Xhaja ishte kryesori në ndeshjen e zhvilluar mes Bodo Glimt dhe Legias së Varashavës. Arbitrat shqiptarë do të kemi edhe në këto ndeshje të kthimit sa i përket përballjeve europiane. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Xhajën, por për Eldorjan Hamitin.
Ky i fundit do të drejtojë ndeshjen mes La Fiorit dhe Birkirkara në “Conference League” që ka koeficient më të ulët sa i përket rëndësisë së ekipeve. Së bashku me Hamitin do të jenë edhe Ridiger Cokaj, Ani Kociaj dhe zyrtari i katërt është Erjon Bastari. /Sport Ekspres/